Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në stacionin e trenit Gunzenhauser.
Sipas mediumit ‘Bild’ bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar, Liridon B., i cili ishte kampion në boks për zonën e Norbayerit të Gjermanisë.
Liridon B. dyshohet se u ther për vdekje ditën e ndërrimit të motmoteve, ndërkohë që është publikuar edhe fotografia e tij.
Ai ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.
“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.