Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Ditëve të fundit kur ka pasur edhe mjegull janë shkaktuar aksidente të shumta në trafik. Vetëm gjatë ditës së djeshme ka pasur dhjetëra raste të tilla, teksa Sinjali ka mësuar detaje për një vetaksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku janë lënduar rëndë dy persona.

Një sinjalizues i Sinjalit ka bërë me dije se një veturë është aksidentuar pasi shoferi ka humbur kontrollin, duke mos e përshtatur shpejtësinë dhe për pasojë ka goditur një shtyllë e më pas është rrokullisur.

Dy personat e lënduar, shoferi dhe një pasagjer, janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT