Kuç flet për shumëçka: Nga suksesi me Ballkanin, e ardhmja në Suharekë e deri tek ftesa nga Kosova

Edvin Kuç, mesfushori nga Rozhaja e Malit të Zi, si kapiten i Ballkanit, e udhëhoqi ekipin suharekas në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve të arritura në vitin 2022. Kuç në një intervistë të gjatë për Demokracia.com ka rrëfyer gjithçka rreth vitit që e lamë pas. Nga vështirësit drejt titullit të parë, historisë në Ligën e Konferencës, të ardhmes në Suharekë e deri tek ftesa e mundshme e Kombëtares së Kosovës apo Përfaqësuesja e Malit të Zi.

Mesfushori i palodhur i Ballkanit të Suharekës rrëfimin e tij e nisi duke e vlerësuar vitin 2022 si më të suksesshmin në karrierë.

“Sigurisht që vitin 2022 do ta kujtojë si vitin më të suksesshëm deri më tani, për herë të parë u bëmë kampion të Kosovës. Luajtëm në Evropë dhe për herë të parë luajtëm në fazën e grupeve të një gare evropiane. Që nga fillimi i kampionatit ishte e vështirë. Të gjithë e dimë se si humbëm titujt në vitet e mëparshme, nuk e fituam as Evropën, e dinim që ky mund të ishte shansi i fundit për të treguar se çfarë vlejmë”, tha fillimisht Kuç