Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mërkurën e dekretoi Ligjin për Paga në sektorin publik.
E një të më pas, të enjten ligji u publikua edhe në Gazetën Zyrtare.
Aty prezantohen edhe koeficientët e sektorëve, në siguri, drejtësi, arsim dhe shëndetësi etj.
Koeficienti më i lartë, do të jetë për pagën e presidentit të vendit me 18.0, për të vijuar më pas më kryetarin/kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, 17.5, kryetarin e Kuvendit, 17, kryeministrin 17 dhe kategori të tjera që mund t’i shihni në fotografinë më poshtë.
Në nenin 7 të Ligjit, tregon edhe se si do të bëhet llogaritja e pagës.
Sipas pikës 3 të këtij ligji: “Vlera e pagës bazë (v), për punën e kryer me orarë të plotë, llogaritet duke shumëzuar koeficientin për orë pune (x), me orët e realizuara përgjatë muajit (y), me vlerën monetare të koeficientit (z).