Finalja e Superkupës Ballkani – Llapi do të luhet në Turqi më 21 janar

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në vazhdën e mbledhjes që mbajti sot vendosi që finalja e Supërkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit të zhvillohet më 21 janar në një shtet të jashtëm: në Turqi, gjegjësisht Antalia.

Një vendim i çuditshëm për finalen e Superkupës së Kosovës është marrë sot nga KE në mbledhjen që mbajti sot. Megjithatë, ky vendim thuhet se erdhi në pajtim me dy klubet që do të luajnë në këtë finale, respektivisht Ballkanin dhe Llapin.

Kjo finale do të luhet pas afro dy javësh në Turqi, më saktësisht në Antalia, atje ku të dy klubet kosovare po zhvillojnë fazën përgatitore para fillimit të fazës së dytë.

“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhet në njoftimin që komunoi FFK.