Një punëtor nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi ka parë se mungon një nga personat që ndodhen atje me qëndrim të detyruar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili nuk paraqet rrezik për veten dhe të tjerët.
Sinjali mëson se pacienti është larguar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, teksa njësitë policore janë vënë në kërkim të vendndodhjes së tij.