Babai i Millosh Stojanoviq, që u plagos të premten në Shtërpcë, Zvonimir Stojanoviq, ka thënë se i biri i tij është i tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Kosovo-Online, raporton se Stojanoviq për TV Prva ka thënë se e ka vizituar mbrëmë Milloshin, i cili është i shtrirë në spitalin e Graçanicës.

“Ai ndihet mirë, por është dukshëm i tronditur për gjithçka që ka ndodhur. E gjithë kjo është e vështirë për të. Shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në familje”, tha ai, duke shtuar se “me kalimin e kohës, po bëhet e qartë se çfarë mund të ketë ndodhur”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë, ne jemi ende në shok. Me kalimin e kohës po bëhet më e qartë në kokën tonë se çfarë mund të ketë ndodhur”, tha Stojanoviq.

Tutje ai ktutje ka shtuar se ka frikë për sigurinë e familjes së tij, por “shpreson që diçka e tillë mos t’i ndodhë askujt”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT