Shota: Më kanë bërë më të famshme se Albin Kurtin

Aktorja Shota Baraliu ka folur së fundmi lidhur me qëndrimin e saj në “Big Brother Vip Kosova”.

Shota ka thënë se është gëzuar pasi produksioni e ka bërë më të famshme sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“E qetë kam qenë kur jam dalë. Edhe jam gëzu edhe jam idhnu. Jam gëzuar se më kanë bërë më të famshme se Albin Kurtin sepse njerëzit paguajnë mijëra euro për marketing. Mua më kanë ba gratis për një diçka që nuk ka qenë e rëndësishme. Është fatale kur flitet gjithçka për ty dhe ti nuk dëgjon e penalizohesh kur nuk e ki përballë atë person me iu përgjigj., ka thënë Shota.

Tutje, ajo deklaroi se kishte qenë reale brenda shtëpisë dhe të gjithë e kanë ditë se përdorë fjalor banal kur diçka nuk i pëlqen.