Gjermania raportohet se do të ndryshojë rregullorën për Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij ndryshimi parashikohet dyfishimi i punëtorëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij ndryshimi nga 25 mijë punëtorë numri do të dyfishohet në 50 mijë punëtorë pa kualifikime.

Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, thuhet në një projektligj të përgatitur nga Ministria federale e Punës dhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në të cilin ka pasur akses agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Në të ardhmen, në vend të 25.000 punëtorëve sa lejohen tani me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor, numri do të dyfishohet në 50.000 punëtorë pa kuaflifikime të cilët brenda një viti mund të vijnë në Gjermani.”, raporton Deutsche Welle.

Po ashtu, qeveria gjermane parashikon ndryshimet në të ashtuquajturën “Karta e Shansit”, e cila mundëson që njerëzit të shkojnë në Gjermani dhe nga aty të kërkojnë vende pune.

Ndryshimet përfshijnë edhe të ashtuquajturën “Karta e shansit”, pra mundësinë që njerëzit të vijnë në Gjermani dhe këtu të kërkojnë një vend pune. Gjatë kësaj kohe ata do të kishin të drejtën të bëjnë ndonjë punë tjetër me një orar të përgjysmuar pune, në ndonjë vend pune jashtë profesionit të tyre për të siguruar jetesën sa janë në Gjermani për të kërkuar punë.

Sipas dpa, “Karta e shansit” duhet të jepet sipas sistemit të ri të pikëve për këdo që mbledh të paktën gjashtë pikë. Katër pikë jepen për kualifikimet profesionale, tre pikë për njohjen e mirë të gjuhës gjermane ose për të paktën tre vjet përvojë pune, dy pikë nëse personi është më i ri se 35 vjeç dhe një pikë nëse personi ka jetuar më parë ligjërisht në Gjermani, në një kohëzgjatje prej të paktën gjashtë muaj.”, raporton tutje DË.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT