Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nga sot Shqipe Pantina është bërë pjesë e LDK-së.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes që së fundmi u bë analiste e çështjeve politike i është rikthyer sërish aktivitetit të saj politik.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për ardhjen e Shqipes në LDK. Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT