Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka kritikuar opozitën se nuk po është e gjallë në reagime edhe ndaj Serbisë dhe veprimeve të autoriteteve atje.

Ai ka hedhur dyshime se opozita nuk reagon ndaj paradës në Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, ku të pranishëm ishin edhe djali i Vuçiqit dhe djali i Ratko Mladiqit.

Sipas tij opozita thërret konferencë nëse “Albini i pren thonjtë keq”

A reagoi opozita për paradën e turpit në Republika Srpska ku Dacici, djali Vuciqit dhe djali i kriminelit Ratko Mladic e glorifikuan gjenocidin e kryer dhe nderuan Putinin me medale? Se Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp! Ma gjallë, ma gjallë!”, ka shkruar ai.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT