Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarët e komunave në Kosovë, ku kanë folur për disa tema. 

Ndër të tjera, në fillim të këtij takimi, Kurti ka kërkuar rritje të cilësisë së shërbimeve komunale.

“Për në nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove, krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, edukimin, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës  dhe zhvillimit socioekonomik. Gjithashtu duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxhet të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bashkë me ministrat kemi prezantuar buxhetin”.

“I kemi realizuar 240 pozita për inspektoratët, që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve dhe mbledhja e tatimeve”, ka vijuar Kurti.

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm i mazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”, ka thënë kryeministri.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT