Futbollisti shqiptar, Ermal Krasniqi karrierën do ta vazhdojë në Rumani.

Cluji njoftoi zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes për transferimin e anësorit, shkruan FrontOnline.

Klubi rumun përmes njoftimit zyrtarizoi ardhjen e Krasniqit, teksa ka shkroi edhe pak prej karrierës së tij.

Për transferimin e tij në Rumani ka reaguar edhe Ballkani, tashmë ish-skuadra e tij.

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit:

“Faleminderit për kontributin kampioni ynë, 𝗘𝗥𝗠𝗔𝗟 𝗞𝗥𝗔𝗦𝗡𝗜𝗤𝗜 🧡

Sot u kompletua transferimi i tashmë ish-lojtarit tonë, Krasniqit në klubin Rumun 𝗖𝗙𝗥 𝗖𝗟𝗨𝗝 🤝

Krasniqi ishte pjesë e jona që nga viti 2019 duke mbajtur barrën e ekipes së bashku me shumë lojtar të ekipës dhe në sezonin 2021/2022 ishte poashtu njëri prej shumë lojtarëve të klubit që e arritëm suksesin e titullit kampion i Superligës së Kosovës, ai vazhdoi duke shkruar histori në futbollin Kosovar me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe së fundmi e veshi edhe fanellën e kombëtarës së Kosovës.

Emri i tij do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin tonë.💪

𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 të dëshiron shumë shëndet dhe suksese në karrierë!🧡

#FCBallkani”

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT