Republika Federale e Gjermanisë ka konfirmuar se më 6 janar ka pranuar një kërkesë nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për lejimin e udhëtimit të shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se kërkesa e ministrit Sveçla është duke u shqyrtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e qeverisë gjermane.

“Ambasada Gjermane konfirmon se Qeveria Federale e ka pranuar kërkesën e përmendur më 6 janar 2023. Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”, kanë thënë nga Ambasada.

Gjermania ka thënë se kërkesa e Sveçlës është bërë lidhur me dy kategori të kosovarëve: për ata që kanë leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani dhe për foshnjat që kanë lindur në Gjermani.

“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i ambasadës.

Më 7 janar, mediat në Kosovë kanë raportuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka dërguar letër zyrtare shtetit të Gjermanisë me lutje që të lejojë udhëtimin e shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara deri në zgjidhjen e situatës.

Së fundmi telashet më të mëdha kanë qenë me prodhimin e pasaportave, ndërsa muaj më parë, telashe pati edhe me prodhimin e letërnjoftimeve.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT