Haradinaj: Nëse të dhënat dalin të vërteta, skandali me Martin Berishajn është skandal me përmasa globale

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. 

Ai tha se nëse të dhënat që po qarkullojnë, dalin të vërteta, atëherë është skandal global.

“Nëse këto të dhëna që po qarkullojnë, që janë 14 milionë, dhe që vetë po aludon shkruesi që kanë përfundu te Guxo dhe Vetëvendosje, nëse janë të vërteta, ky është skandal global, i përmasave globale. Nuk është më i madhi në Kosovës e në Ballkan”, tha ai në “Pressing” të T7.

Lidhur me këtë rast, Haradinaj ka një këshillë.

“Unë ua kisha jep një këshillë, ndanu sa ma shpejt prej kësaj afere, sepse heshtja e tyre dhe mbrojtja e këtillë nuk e ndihmon askënd”, tha ai.