I mbijetuari i masakrës, Aziz Beqiri jeton me kujtimet e pamjet e tmerrshme të trupave të vrarë e të masakruar. Ai rrëfen mëngjesin e 15 janarit, ditën kur u vranë më shumë se 40 civilë.
“Ju kanë hequr zemrën dhe mushkërinë”, shprehet ai derisa tregon se si kishte parë trupat e fëmijëve, grave, e pleqve ne “Kodrën e Bebushit”.
Ai ka kujtuar mëngjesin e 15 janarit, duke treguar se atë çfarë i kanë parë sytë ishte një tmerr i vërtet.
“15 janari ka qenë një tmerr i madh për katundin tonë, është bërë masakër e paparë me sy dhe neve edhe para kësaj date janë munduar të na provokojnë e kanë tentuar të hyjnë, kanë plagosur civilë, mirëpo më 15 janar kanë vrarë 44 civilë. Rreth orës 06:45 na kanë rrethuar, kanë pas një armëpushim pasi ka qenë Ramazan (muaji i shenjtë për myslimanët) dhe tre ditë para Bajramit, në natën e madhe ndodhi kjo. Kanë vrarë në çdo lagje dhe këta 29 (persona) janë hy me një shtëpi i kanë marrë, i kanë shti në oborr e kanë ushtruar dhunë fizike kundër tyre, i kanë molisur dhe më pas ju kanë thënë dilni se ju shpëtojnë UÇK-ja. Kur na kanë rrethuar neve, kanë hyrë në stacionin e policisë në njërën anë dhe kanë hyrë në çdo lagje duke ushtruar dhunë, kemi njerëz që ju kanë hequr edhe zemrën e mushkëritë”, ka treguar ai për KP.
Po atë ditë, Azizi ka thënë se nuk e dinin saktë se sa është numri i të vrarëve në Reçak dhe bashkë më të mbijetuarit e tjerë kishin shkuar në mal. Ai ka rrëfyer se si panë trupat e masakruar.
Po atë ditë, Azizi ka thënë se nuk e dinin saktë se sa është numri i të vrarëve në Reçak dhe bashkë më të mbijetuarit e tjerë kishin shkuar në mal. Ai ka rrëfyer se si panë trupat e masakruar.