Vëllai tenton ta ther me thikë vëllain, e rrah atë dhe nënën

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, me ç’rast nevojitet intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Një konflikt ka ndodhur edhe sot në një familje në Gjakovë , ku janë përfshirë dy vëllezër dhe nëna e tyre. Mësohet se një 27-vjeçar dyshohet se ka tentuar ta ther me thikë vëllain e tij, të cilin e sulmoi fizikisht. Për të evituar më të keqen që kanosej, mes zënkës ka ndërhyrë nëna e tyre, por edhe ajo e pësoi pasi i biri e rrahu edhe atë.

Përballë kësaj situate, nënë e bir janë ndjerë të shqetësuar dhe i frikësuar dhe për këtë arsye kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve kanë rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’. Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.