Luizi padyshim se është banori më i përfolur i këtij edicionit të Big Brother Albania VIP 2.
Këngëtari javën e kaluar shokoi të gjithë me një rrëfim që i kishte bërë Kiarës, duke i thënë se vuan nga kanceri, por që shumë shpejt doli se ai kishte gënjyer.
Madje pas gjithë kësaj, u tha se Luizi nuk flet me nënën e tij, dhe se kjo e fundit e ka mohuar si djalë.
E tani nga familja e Luizit kanë reaguar pas gjithë këtyre ngjarjeve, përmes faqes së këngëtarit në Instagram. Aty thuhet se nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj se ai nuk ka raporte të mira me familjen.
Sipas tyre e gjitha po bëhet për të përfituar në kurriz të Luizit.