Arsenal triumfoi mbrëmë në derbin e Londrës së Veriut ndaj Tottenhamit.
‘Gunners’ mposhtën me rezultat të pastër 2-0 ‘Gjelat’ për t’u shkëputur tani në +8 në renditjen tabelare.
Miërpo jo gjithçka shkoi qetë pas përfundimit të sfidës.
Pas vërshëllimës së fundit nga referi, disa tifozë të revoltuar të Tottenham tentuan ta sulmojnë portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale, shkruan Sinjali Sport.
Kjo duket se e ka nervozuar Granit Xhakën, i cili po shkonte në drejtim të tyre për të “qëruar” hesapet. Megjithatë kjo u vërejt nga trajneri Mikel Arteta.
Spanjolli me ta parë shkoi duke vrapuar në drejtim të tij, për ta parandaluar Xhakën të bëjë ndonjë skenë të pahijshme.
Më poshtë gjeni pamjet.