Llogaria zyrtare e YouTube në Facebook publikon videon e shqiptarit Arben Vllasaliu

Shqiptarët kudo në botë kanë arritur që të depërtojnë suksesshëm në tregun ndërkombëtar në pothuajse secilën fushë.

Një emër i tillë është edhe Arben Vllasaliu, i cili prej vitesh ka dëshmuar talentin dhe kreativitetin e tij përmes krijimeve artistike.

I njohur edhe për realizimin e veçanta të videove, Arbeni edhe së fundmi ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.

Një video e konsideruar si ‘relaksuese për mendjen’ dhe e krijuar pikërisht nga Vllasaliu ka tërhequr vëmendjen e YouTube.

Llogaria zyrtare e YouTube në Facebook ka shpërndarë për ndjekësit e saj videon e artisti shqiptar.

“Kjo video ma relakson mendjen”, shkruhej në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që Arbër vite më parë ishte personi prapa versionit audio me tekst të këngës hit “Yummy” të artistit me famë botërore, Justin Bieber.