Abazi ia numëron Kurtit veprimtarët që nuk i përkujtoi: Si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi prej disa kohësh ka kundërshtime të shumta për partinë të cilës i takon, por edhe për drejtuesit e saj dhe të vendit.

Së fundi ai reagoi edhe në drejtim të kryeministrtit, Albin Kurti, njëherësh të parit të VV-së.

Abazi është shprehur i revoltuar me fjalimin e kryeministrit Kurti, të bëjë dje në përvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq

“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda. Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?” ,shkroi Abazi.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe rastin e ndodhur më parë në Shtërpcë, ku ka thënë se të dyshuarin për plagosje që ishte ushtar i FSK-së, “ e gjykuan si krim barbar”.

“…ndërkohë që aktin e ushtarit të FSK e e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnje gjë.” ,shtoi Abazi.

Në lidhje me deklarimin e Kurtit që bëri dje përmes një video-mesazhi për Oliver Ivanoviq pati edhe reagime të tjera e përmes të cilave u kritikua vetë Kurti, që dikur thoshte diçka tjetër për të lartcekurin.