Arbana Osmanit i ndodh e papritura pas videos ku Kejvina ushtron dhunë ndaj Luizit

Të martën është publikuar në rrjetet sociale një video e pa transmetuar nga spektakli i Big Brother VIP Albania. Bëhet fjalë për momentin kur Kejvina Kthella në tensione e sipër nga debati me Luiz Ejllin, çohet dhe godet me shuplakë këtë të fundit.

Në spektaklin e së shtunës, publiku ka mundur të ndjek vetëm momentin kur situata mes dyshes është tensionuar, teksa të dyve iu tërhoq vërejtja nga produksioni dhe moderatorja për gjuhën e përdorur.

E kur jemi te moderatorja e programit, Arbana Osmani, ajo është duke u përballur me një mal kritikash në rrjetet sociale.

Në fotografitë e fundit që ajo publikoi nga spektakli, komentues të shumtë nuk i kanë kursyer kritikat në hapësirën për komente, duke e pyetur në vazhdimësi se pse nuk është transmetuar momenti i dhunës së ushtruar nga Kejvina.

Përveç kritikave, Arbana Osmani është duke u përballur edhe me humbje të madhe ndjekësish në faqen e saj zyrtare, ku statistikat tregojnë se që nga ngjarja e fundit mes Luizit dhe Kjevinës, ajo ka humbur më shumë se dy mijë ndjekës nga aq sa kishte.