Urim Suka: Shkeljet ligjore të qeverisjes Muharremaj janë të vazhdueshme

Urim Suka, shef i grupit parlamentar të LDK-së në asamblenë komunale, përmes një postimi në facebook ka reaguar siç ka thënë ai kundër shkeljeve ligjore që po bën qeverisja e Bali Muharremajt në komunën e Suharekës.

Sipas Sukës vetëm në fshatin Nishor ku ai ka qëndruar sot dhe është njoftuar nga afër prej banorëve, nga 6 rrugë të kontraktuara 4 prej tyre nuk janë shtruar fare.

Madje Suka thotë se në këtë fahat janë shtriar dy rrugica të cilat nuk gjenden fare në kontratë:

Më poshtë gjeni postimin e plotë: