Gazeta Express ka raportuar pak më parë me burime se shërbimet partnere kanë dhënë informacione se po planifikohet atentat ndaj kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK’së.
Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë, shkruan mediumi.
Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.
Burime të Gazetës Express kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit.
Express shkruan se nuk ka arritur ta konformojë ende nga organet zyrtare këtë informacion, por ajo që është konfirmuar edhe nga burime tjerë është se informatat për planifikimin e vrasjes së Kryetarit të LDK’së dhe disa deputetëve të partisë së tij, kanë ardhur të mërkurën pasdite, ndërkohë që tashmë është identifikuar grupi. Megjithatë, mbeten mister qëllimet e tyre.