Policia e Kosovës është deklaruar pas raportimeve për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie. Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke e cilësuar rastin si kanosje.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se përveç Abidixhikut, janë kanosur edhe Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Avdullah Hoti.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Me respekt, Zimp”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndryshe, sonte u raportua se po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së”.
Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje pothuajse nga të gjithë anëtarët e kryesisë, duke përfshirë edhe vet kryetarin Abdixhiku, por të njëjtit nuk janë përgjigjur, përveç nënkryetarit Lutfi Haziri, i cili ka deklaruar shkurt se nuk ka informacione dhe detaje për rastin.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.