Këto janë problemet më të mëdha me të cilat po ballafaqohen familjet kosovare

Vebi Mujku drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë ka folur për faktorët që po ndikojnë negativisht nëpër familjet kosovare.

Mujku në intervistë për Insajderin ka përmendur si faktor kyç rastet e dhunës në familje.

Një faktor tjetër që e përmend drejtori është komuniteti LGBTI. 

Vebi Mujku – Qendra për Punë Sociale në Prishtinë

“Ne po e shohim se më së shumti po përballemi me rastet e dhunës në familje, mirëpo ajo që është shqetësuese është që kemi të bëjmë edhe me dhunimet seksuale të miturave edhe atë të moshave shumë të reja që ka qenë jo shumë dukuri më herët. Kemi të bëjmë me komitetin LGBT +, i cili është poashtu një shqetësim për neve, numri i përdorueseve të substancave narkotike është rritur tej mase dhe pothuajse në të gjitha këto raste, kemi probleme të mëdha me delikuencën nëpër shkolla, kemi probleme me fëmijët në situatë rruge, pra, në vazhdimësi problemet po shfaqen të natyrave të ndryshme që po na sfidojnë”, ka thënë ai.

Drejtori i Qendrës Sociale në Prishtinë ka konfirmuar se çdo vit ka shtim të rasteve të dhunës në familje, më konkretisht përmend edhe shifra.

Intervista e plotë: