Gjatë ditës së sotme, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin.
Derisa partitë opozitare janë shprehur optimistë se sot do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet Vetëvendosje
Kështu ka deklaruar gjatë kësaj jave Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
“Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, ka thënë ajo.
Për kalimin e kësaj nisme, nevojiten shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.
Nisma për tërheqjen e Trustit është proceduar për në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar pasi mori miratimin e Komisionin për Buxhet.
Partia Demokratike e Kosovës, kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Megjithatë ky projektligj nuk kishte marrë dritën jeshile të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Qershor.