Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka dalë me konferencë të jashtëzakonshme për media bashkë me kolegun Besnik Tahiri, në ditën ku do të diskutohet në Parlament për temën e Trustit, e cila ka bërë bujë mjaft të madhe në vend, raporton Paparaci.
Ajo teksa bëri thirrje që një nismë e tillë të miratohet në Kuvendin e Kosovës që të ndihmohen qytetarët në këtë krizë financiare, u shpreh se votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme.
Bytyqi u shpreh se kanë informacione se LVV-ja komplet do të del kundër projektligjit për Trustin.
“Opozita normal është pro Trustit, po e shohim mazhoranca që ka dalë me deklaratë se janë kundër dhe nuk do ta përkrahin Trustin”, tha ajo para gazetarëve, shkruan Paparaci.
Mes tjerash, ajo u shpreh se kanë pasur biseda me deputetët që kanë qenë optimistë ose skeptikë për çështjen e trustit, por shtoi se “për shkak të presioneve të LVV-së, nuk kanë dalë me qëndrim gjer më tash”.
“Kemi pasur bisedime me disa deputetë, po për shkak të presioneve të LVV-së, nuk kanë dalë me qëndrim të saktë”, vijoi ajo.