Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë dy arsyet “madhore” se psë duhet të miratohet projektligji i cili u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Ai ka thënë se arsyeja e parë është se vitit 2022 ka qenë më i vështiri për qytetarët e Kosovës dhe se Qeveria nuk ka marrë masa substanciale për ta përballuar krizën.
“Dy arsye madhore se pse na duhet ky projektligj është se vitit 2022 ka qenë viti më i rëndë për qytetarët e Kosovës dhe e dyta për shkaka se ka pasur disa masa periferike dhe josubstaciale për të ndihmuar qytetarët në përballimin e krizës ekonomike”,ka thënë Hoti në seancën ku po shqyrtohet ky projektligj