Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës në Suharekë ka pranuar informacion se është vjedhur një veturë.
Një person nga fshati Sllapuzhan ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur veturën e tij Golf II, të cilin më 16 janar 2022 e kishte parkuar në parkingun në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë.
Sipas deklaratës së ankuesit, thuhet se koha kur është vjedhur vetura nuk dihet, ndësa Policia e Suharekës menjëherë pas pranimit të informacionit ka dal në vendin e ngjarjes.
Lidhur me këtë rast SuharekaOnline ka kontaktuar me komandantin e Stacionit Policor në Suharekë, kapitenin Afrim Sylaj i cili ka dhënë detaje shtesë.
Sylaj në një prononcim për redaksinë ka konfirmuar se vetura e tipit Golf II është vjedhur në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, duke shtuar se sektori i hetimeve ka zhvilluar hetime lidhur me rastin duke kontrolluar kamerat e sigurisë në qytetdhe lokacionin ku dyshohet se ka ndodhur vjedhja, por policia nuk ka mundur të vërtetoj se me të vërtetë automjeti ka qenë i parkuar aty.
Tutje, Sylaj ka thënë se gjatë hetimeve kanë pranuar informacion nga vet ankuesi i cili ka deklaruar në polici se veturën e tij e ka gjetur dje me 18 janar 2022, në dalje të Suharekës në drejtim të fshatit Duhël.
Komandani i Stacionit Policor në Suharekë ka njoftuar se ankuesi ka deklaruar në polici se natën kur e kishte parkuar veturën e tij, kishte shkuar në kafiteri të ndryshme dhe se i njejti kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.