Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Tushile të Skenderajt.
Nga këto vërshime që kanë hyrë në çdo objekt të mundshëm, është mbytur një viç, pasi ujërat e mëdha hynë edhe në stallën ku kjo kafshë po qëndronte, shkruan Klan Kosova.
Komuna e Skenderajt është njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet që janë shkaktuar edhe në disa pjesë të tjera të territorit të vendit.
Ishte kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ai i cili shpalli qysh dje gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës.
Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri më 25 janar.