Driton Maliqaj deri sot asambleist i AAK-së në Suharekë, ka njoftuar se nga sot ka liruar poziten e asambleistit, siç ka thënë për të vazhduar shërbimin si zv.drejtor në QKMF.
Maliqaj ka shtuar se do të vazhdoj t’i mbaj premtimet duke ndegjuar dhe adresuar problemet e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Në periudha të gjata kohore kam rrugëtuar bashkë me ju, duke marrë përgjegjësi për t’ju shërbyer.
Jam edukuar edhe familjarisht se vendin e nderon vetem kur i shërben çdo ditë atij.
Ju njoftoj se kam liruar detyren e asambleistit në Asamblenë Komunale, për të vazhduar shërbimin tim si zv/drejtor në QKMF- Suharekë.
Jam mirënjohës e falenderues secilit votues që më dha besimin që të adresoj kërkesat e tyre.
Unë edhe më tutje e mbaj premtimin se do t’ju dëgjoj dhe do ta adresoj secilen kërkesë tuajen.
Faleminderit Kryetarit Bali Muharremaj dhe secilit prej jush që më nderuat në këtë proces.
Kandidatit në ardhje Vullnet B. Luzhnica i dëshiroj shëndet dhe shumë suksese!
Faleminderit sinqerisht !
🙏🙏