Komuna e Suharekës bën homazhe pranë varrit të ish presidentit Rugova

Nënkryetarja e komunës së Suharekës Mihrije Suka së bashku me drejtoreshën e kulturës Lorika Gashi dhe atë të Inspeksionit Albulena Kokollari sot kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.

Suka ka vënë kurora pranë varrit të tij në Prishtinë, rreth orës 10:00.