Keryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 17-vjetorin e vdekjes së tij.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, i pari i AAK-së ka thënë se presidenti historik Ibrahim Rugova do të kujtohet si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetë ia kushtoi lirisë së vendit.
Postimi i plotë:
Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.
E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit.
Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij.