Ngjarje e dhimbshme për familjen Berisha, kjo është gruaja që vdiq në QKUK si pasojë e djegies së trupit

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të dhimbshëm që ka ndodhur në familjen Berisha ku një grua 35-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra si shkak i djegies së trupit. Viktima kishte tetë ditë që ishte duke u trajtuar në repartin Intensiv të QKUK-së ku më pas nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se viktima është Sihana Berisha e cila nuk arriti të mbijetojë, me ç’rast vdekjen e saj e ka konstatuar mëngjesin e sotëm mjeku kujdestar në QKUK.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Gazmend Spahija- drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror.

“Pacientja ka ardhë me djegie prej 90 për qind të trupit dhe është trajtuar në mjekimin Intensiv. Gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe këto djegie me sipërfaqe të mëdhaja, e kanë një përfundim shumë të keq, është shumë vështirë me i trajtu”, u shpreh Spahija.