Superkampioni Ballkani, mposht Llapin dhe fiton Superkupën e Kosovës

Ballkani ka fituar titullin e Superkupës së Kosovës në futboll.

Portokallëzinjët mposhtën skuadrën e Llapit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi, shkruan

Golin e vetëm e ka shënuar futbollisti Lumbardh Dellova në minutën e 62-të.

Kujtojmë së skuadra e Llapit ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, pasi Bekim Maliqi është përjashtuar nga ndeshja duke u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.