Një 15-vjeçar me origjinë shqiptare është përplasur për vdekje nga tren në Breshia, Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa i mituri ishte në tentativë për të kaluar shinat, por nuk ia doli, raporton Abc News.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sy të bashkëmoshatarëve të tij, të cilit u tmerruan.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.