Volejbolli po bëhet më interesant në konkurrencën e meshkujve sidomos me përforcimin e fundit që ka bërë Golden Eagle Theranda.
Therandasve iu bashkohet një lojtar me përvojë dhe anëtar i kombëtares së Venezuelës.
Është fjala për Luis Matia Arias.
“Përforcimi i radhës në KV Golden Eagle Theranda.
Luis Matia Arias vjen nga Përfaqësuesja e Venezuelës.
Luisi vjen me një provojë shume cilësore në Therandë luan në pozitën e Korrektorit.
Ka qenë pjesë e këtyre ekipeve gjate karrierës së tij: 2021 Olimpics (Tokio 2020); 2022-2022 Hyderabad Black (India); 2019-2020 Cizre Belediyesi Spor (TUR); 2018-2019 Al-Wakrah (Katar); 2017-2018 Sc Espinho (POR); 2016-2017 Raision Loimu (FIN); 2016-2017 Risele Sarafand (LEB); 2015-2016 Raision Loimu (FIN); 2015 Deportivo Anzoátegui (VEN); 2014-2015 Speed Ball (LEB); 2013-2014 Deportivo Anzoátegui (VEN) – lojtari më i mirë sulmues në Ligën Venezuela; 2012-2013 Volley Amriswill (Suedia); 2012 Industriales de Valencia (VEN); 2011-2012 Saimaa Volley (FIN); 2011 Industriales de Valencia (VEN); 2010-2011 Cajasol Juvasa (SPA)”, njofton Golden Eagle Theranda.
Luis Arias u shpreh shume i lumtur me marrëveshjen dhe ndër te tjera u shpreh:
“Jam i lumtur që mund të luaj me ekipin në Ligën e Kosovës dhe të ofrojmë përkushtim maksimal për të arritur rezultate së bashku!”, tha Arias.