Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë oficeri i Policisë së Kosovës dhe veterani i UÇK-së, Latif Daka.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e mërkurë) në ora 14:00, në fshatin e lindjes, Vërshecë, Komuna e Suharekës.
“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e çmoi e dha për të! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në njoftimin e familjes.
