Flet Besa Kuqi, drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Gratë më llogaridhënëse se burrat

Intervistoi: Donat Maloku 

Është një grua e suksesshme në komunën nga vjen. Me profesion është psikologe klinike, ku për nëntë vite punoi në këtë drejtim. Falë profesionalizimit ajo sot mban një pozitë tejet të lartë. 

Fjala është për Besa Kuqin, e cila aktualisht është drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Suharekës.

Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për familjen e saj, menaxhimin e pandemisë në komunën nga vjen, për grate në vendimmarrje etj.

Kids of Kosova: Së pari a mundeni një preznatim, CV-të shkurtë tuajën, familja, puna…?

Besa Kuqi: Jam nga Suhareka, e martuar, nënë e dy vajzave, me profesion jam Psikologe Klinike e Licencuar. Kam përvojë punë nëntë vjeçare, kam punuar në fabrikën e këpucëve“Solid Sh,P,K “ si psikologe, krahas profesionit që kam ushturuar, akoma jam e kyqur edhe në pjesën e menaxhimit konsultativ.
Në zgjedhjet lokale për asamble komunale të vitit 2017 kam dal si femra më e votuar e subjektit politik AAK , aktualisht jam Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë.

Kids of Kosova: Pasi jeni drejtoreshë e Shëndetësisë, sa po rrezikohen fëmijët dhe gratë nga Covid-19 në Kosovë?

Besa Kuqi: Covid-19 ka atakuar të gjithë qytetarët, e në veçanti më të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese. Këtu duhet theksuar që një numër i madh grash, por edhe fëmijësh – për shkak të vlerave patriarkale, por në përgjithësi edhe shkaku i mungesës së emancipimit – mund edhe të mos kenë njohuri mbi shëndetin e tyre. Pak qytetarë bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore – dhe natyrshëm, kjo i vë në rrezik të shtuar si gratë, ashtu edhe fëmijët dhe sidomos tash pas hapjes së shkollave.

– Advertisement –

Kids of Kosova: Sa është e vështirë që një grua të drejtojë një drejtori në një komunë? 

Besa Kuqi: Nëse nuk do të ekzistonin paragjykimet e stereotipet gjinore, atëherë do të ishte edhe më e lehtë se sa për një burrë. Gratë duhet të avancohen në pozita vendim-marrëse. Madje, ato është dëshmuar se qëndrojnë më mirë se burrat sa i përket përgjiegjegjësisë dhe llogaridhënies.

Kids of Kosova: Gratë në vendimmarrje është një tjetër sfidë në Kosovë. Pse sipas jush ndodhë kjo?  

Besa Kuqi: Në të vërtetë, roli i grave në vendim-marrje është rritur kohët e fundit dhe përparimi është i vërejtshëm. Ja unë jam drejtoreshë në komunë. Kemi shumë gra në Kuvend të Kosovës, madje kryetarja e Kuvendit është grua. Në politikë e në vendim-marrje duhet gratë po arrijnë megjithatë që të depërtojnë – por avancimi i njëjtë për fat të keq nuk po ndodh edhe në pjesën tjetër të shoqërisë, sidomos te klasa e varfër dhe e mesme e ulët.

Kids of Kosova: Për fund mesazhi juaj për të gjitha vajza dhe gratë shqiptare?

Besa Kuqi: Mesazhi im për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare është që të synojnë pavarësinë financiare përmes arsimimit në rend të parë, dhe gjetjes së një pune që iu siguron mirëqenie e stabilitet. Mos-varësia është një parakusht për arritje të mëdha individuale, dhe këto arritje të mëdha individuale e çojnë përpara gjithë shoqërinë. (KidsofKosova)