Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë ia dalim’’, organizim tre orësh ky i cili u transmetua në disa televzione në Kosovë.
Gjysmë milioni mjete, do t’iu dedikohen familjeve që pësuan rëndë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shumta atmosferike që ndodhën kohës së fundit në mbarë Kosovën.
Donacionet u dhuruan nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve të cilët drejtpërdrejtë u realizuan gjatë transmetimit në televizion.