Tërmeti me magnitudë 7.8 raportohet ta ketë goditur Turqinë ndërsa, raportohet për shumë persona të mbetur nën rrënoja, ky tërmet ka prekur edhe Sirinë veriore ku raportohet edhe atje të ketë shumë dëme si materiale ashtu edhe në njerëz, shkruan Gazeta Metro.

Ndërsa tashmë kanë filluar të publikohen momentet kur ky tërmet i tmerrshëm e godet Turqinë.

Ndërtesa në videon më poshtë shihet se si një ndërtesë shembet e tëra gjatë tërmetit në Dijarbakir.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA’së tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale të Turqisë, në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin Ankara dhe qytete të tjera turke, gjithashtu në provinca të tjera juglindore, përfshirë Dijarbakirin dhe Gaziantepin dhe vendet fqinje të Turqisë, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë.

Raportohet se disa ndërtesa janë shembur dhe një numër njerëzish mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT