Publiku ka vendosur që banori që duhet të lë sonte shtëpinë e Big Brother Vip Albania, duke hequr dorë nga çmimi i madh, është aktori, Amos Zaharia, raporton Gazeta Sinjali.
Amos ishte në nominim me të gjithë banorët tjerë të shtëpisë, përpos Kristit, pasi ky i fundit hapi të shtunën mbrëma ‘Kutinë e Pandorës’.
Lajmin për largimin e Amos nuk e ka pritur fare mirë aktorja, Olta Gixhari, e cila qau me dënesë gjatë përshëndetjes me mikun e saj.
Ndryshe, Amos ka qenë në fokus të mediave këtë javë pas ofendimeve të rënda që ka bërë karshi dy konkurrentëve tjerë, Luiz dhe Kiara.
Mbetet të shihet nëse Amos do të rikthehet në lojë përmes biletës së fatit