Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në të paktën 7726. 

Në një përditësim të martën, nënpresidenti turk Fuat Oktay tha se të paktën 5,894 njerëz kanë vdekur dhe 34,810 të plagosur në Turqi. Në Siri, janë raportuar të paktën 1,832 vdekje dhe 3,849 të plagosur.

Të paktën 16,139 ekipe janë duke punuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, me ekipe të tjera ndërkombëtare që do të shtohen, tha Oktay. 

Më herët gjatë ditës, Erdogani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 qytetet më të prekura nga tërmeti i fuqishëm.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT