Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e sotme të jetë ditë zie në Kosovë, si shenjë nderimi ndaj viktimave që humbën jetën nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Osmani ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet qëndruar pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje.

“Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar”.

“Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja. Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se deri më tani mbi 7 mijë viktima janë konfirmuar nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT