Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar taksën vjetore intervistuese prej 0.32% dhe taksën operacionale prej 0.05% për vitin 2023 të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja derisa e ka arsyetuar rekomandimin e komisionit ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë.

“Buxheti i miratuar nga trusti pensional për aktivitetet operacionale për vitin 2023 është 1 milion e 295 mijë euro, apo 31 mijë euro më pak se viti i kaluar. Taksa operacionale për vitin 2023 është propozuar të jetë në normën prej 0.05% mjeteve, një ulje kjo nga norma aktuale prej 0.57 të mjeteve. Buxheti i miratuar për aktivitetet investuese për vitin 2023 pritet të vihet në vlerën prej 8 milion e 227 mijë euro apo 0.32% të mjeteve”, ka thënë ai.

Në këtë seancë Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT