Një burrë nga fshati Reshtan i Suharekës ka hasur në probleme të papritura. Kjo për shkak se disa ditë më parë e kishte dërguar automjetin e tij që ta riparonte në një autoservis. Por zjarri që shpërtheu, e la atë pa furgon, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, ku një zjarr ka kapluar veturën e ankuesit duke e djegur atë pothuajse tërësisht.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kanë fikur zjarrin.

Sipas ankuesit vlera e automjetit kap vlerën e rreth 12 mijë eurove, teksa nuk dihen shkaqet që mund të kenë shkaktuar zjarrin, por që dyshohet se mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë kontakti të shkurtë elektrik.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT