Zyrtarët shtetërorë dhe punëtorët e kompanive publike shpeshherë përballen me kërcënime nga qytetarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre, duke ua vështirësuar punën e kërcënuar jetën. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë, ku janë kërcënuar dy punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur paradite, kur punëtorët kërkuan ndihmën e Policisë, për të intervenuar në një shtëpi në rrugën “Bajram Curri”, ku ishin duke bërë kontrollin e njehsorëve të ujit.

Burimet thonë se i dyshuari, pronari i kësaj shtëpie, në shenjë revolte pasi punëtorët e ujësjellësit kishin hyrë në oborrin e tij, ka nisur t’i kanos seriozisht. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka kërcënuar me vrasje në rast se nuk largohen nga shtëpia e tij.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimet të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti si “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e tjera brenda afatit ligjor.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT