Porscheja e 110 mijë eurove e vjedhur në Suedi gjendet në Fushë Kosovë, të dyshuar dy persona

o rrallëherë veturat që shpallen në kërkim ndërkombëtar si të vjedhura gjenden në qytete të ndryshme në Kosovë. Dy raste të tilla kanë ndodhur së fundmi, ku Policia ka arritur t’i sekuestrojë automjetet në Ferizaj e në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i fundit u zbulua para katër ditësh, kur Policia e Kosovës mori informacionin se një veturë e tipit Porsche Cayenne që ishte në kërkim nga Interpoli ndodhet në rrugën Prishtinë – Pejë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vetura që u gjet në Fushë Kosovë ishte vjedhur në Suedi dhe dyshohet se ishte sjellë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdar. Posa Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen, u zbulua se vetura ishte demoluar dje pjesët e saj po iu merrnin për t’ia vendosur një vetureje tjetër.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar intervistimin e dy personave dhe sekuestrimin e veturës, derisa të përfundojnë procedurat për rikthimin e saj.