Mrekulli e radhës në Turqi, 10 vjeçarja del e gjallë pas 185 orësh nën rrënoja [VIDEO]

jë tjetër mrekull ka ndodhur në Turqi, ku tetë ditë pas tërmetit shkatërrues , njerëzit vazhdojnë të dalin të gjallë nga rrënojat.

Buzëqeshjet u rikthyen sot nga shpëtimi i një vajze 10-vjeçare e cila u “varros” në rrënojat e një pallati 11-katësh.

185 orë pas tërmetit vdekjeprurës, e vogla Ayca Cebni doli e gjallë nga rrënojat, falë punës së palodhur të ekipeve të shpëtimit që po vazhdon prej ditësh.

Sipas mediave turke, Ayca është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital, ku po trajtohet.